Në datën 21 prill 2022 në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit “Fan S. Noli” me shkollat e mesme të rajonit të Korçës një grup pedagogësh e studentësh morrën pjesë si të ftuar në Panairin e Shkencës të organizuar në gjimnazin “Gjergj Pekmezi”, Pogradec. Në këtë panair pedagogët dhe studentët biseduan dhe ndoqën eksperimentet dhe demonstrimet e nxënësve të kësaj shkolle, të cilët prej disa vitesh bashkëpunojnë suksesshëm me Universitetin “Fan S. Noli” në zhvillimin e veprimtarive të ndryshme, ku një ndër to është Olimpiada “Rroke shkencën”.
![](http://172.16.0.23/wp-content/uploads/2022/06/IMG-3125-1024x768.jpg)
![](http://172.16.0.23/wp-content/uploads/2022/06/IMG-3129-1024x768.jpg)
![](http://172.16.0.23/wp-content/uploads/2022/06/IMG-3138-1024x768.jpg)
![](http://172.16.0.23/wp-content/uploads/2022/06/WhatsApp-Image-2022-04-21-at-5.23.16-PM-1024x766.jpeg)