Në datën 9 mars 2022, eksperti ndërkombëtar nga Izraeli Tal Catran menaxher, mentor, sipërmarrës, ekspert i zhvillimit të biznesit, me përvojë të gjerë në marketingun ndërkombëtar, zhvilloi një vizitë në Universitetin “Fan S. Noli”, ku u prit fillimisht nga drejtues të tij. Rektori, prof. dr. Dhimitri Bello e falënderoi z. Tal për vizitën dhe i shprehu mbështetjen e tij dhe të institucionit që ai drejon për bashkëpunim, duke e parë me mjaft interes edhe këtë takim me fokus nxitjen e studentëve për t`u përfshirë në sistemin e startup-eve, duke marë edhe ekspertizën e ekspertëve ndërkombëtarë. Pasi u njoh nga zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Benita Stavre me veprimtarinë që zhvillon Universiteti ynë, eksperti Tal Catran shprehu gatishmërinë e tij për të ofruar këshilla dhe udhëhequr sipërmarrësit e rinj të mendojnë ndryshe. Pikërisht këtë ai e diskutoi edhe në ëorkshop-in që zhvilloi më pas me stafin dhe studentët e departamentit Marketing-Turizëm me temë: “Si të ndërtojmë një ekosistem të suksesshëm startup-esh”. Ai u tha studentëve se duhet të zhvillojnë idetë e tyre, pa ndrojë dhe hezitim, duke u përpjekur për suskses. Në kuadër të bashkëpunimit që Universiteti “Fan S. Noli” ka me “Korca Innovation & Technology Hub” dhe UBT, Kosovë krahas departamentit Marketing-Turizëm bashkëpunimi do të shtrihet edhe me departamentin e Informatikës etj., ku studentët do të kenë edhe më tepër mundësi për të zhvilluar diskutime të tilla të hapura jo vetëm me z. Tal por edhe me ekspertë të tjerë.






