NJOFTIM MBI PROGRAMIN E BURSAVE “CHEVENING”

Në kuadër të Programit të Bursave “CHEVENING”, Ambasada Britanike në Tiranë njofton se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ofron bursa të plota për programe studimi Master në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar. 

Bursa financohet nga shteti britanik dhe administrohet nga Ambasada Britanike në Tiranë. Ato mbulojnë shpenzimet e shkollimit, udhëtimit dhe të akomodimit.

Programet e studimit për master jepen për të ndjekur një diplomë master një vjeçare në çdo degë në çdo universitet në Mbretërinë e Bashkuar.

Aplikimet për bursat “Chevening” mbyllen në datë 7 Nëntor 2023.  

Nëse mendoni që Chevening mund të jetë për ju, na u bashkoni në një sesion informimi me Koordinatoren e Programit Chevening Nesila Koka për të mësuar më shumë rreth tij, në datë 11 tetor 2023.

Për më shumë informacion kontaktoni Qendrën e Karrierës dhe Alumnit ose konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën: qka@unkorce.edu.al