“NGA DRITARJA IME” – AKTIVITETI I PARË ONLINE ME ESE, POEZI, FOTOGRAFI, PIKTURË DHE MUZIKË – DITËN E MËRKURË DATË 15.04.2020
PUNIMET TUAJA DUHET TI POSTONI NË FAQEN E FACEBOOK NË LINKU MË POSHTË :
https://www.facebook.com/Fakulteti-i-Edukimit-dhe-Filologjisë-Korçë-111865727142134
NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E PROVIMEVE NË QENDRËN E CERTIFIKIMIT TË GJUHËS GREKE PRANË FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” I KORÇËS
UNIVERSITETI FAN.S.NOLI, FAKULTETI I EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË, DEPARTAMENTI I HISTORISË DHE I GJEOGRAFISË ORGANIZOJNË KONFERENCËN SHKENCORE NDËRKOMBËTARE “ZHVILLIMET NDËRRAJONALE NË FOKUS TË STUDIMEVE GJEOGRAFIKE, HISTORIKE, SOCIO-EKONOMIKE DHE KULTURORE”
3 NËNTOR 2017
Lexo te plote (kliko…) (SHQIP)
Read full in pdf (click…) (ENGLISH)
FTESË – KONFERENCA E I-RË STUDENTORE ME PUNIME TË STUDENTËVE TË PROGRAMEVE BACHELOR DHE MASTER 14 KORRIK 2017
INTERNATIONAL CONFERENCE TEACHING AND LEARNING COMPETENCE-BASED HIGHER EDUCATION CURRICULUM September 29-30, 2017
KONFERENCË STUDENTORE
ME PUNIME TË STUDENTËVE TË PROGRAMEVE BACHELOR DHE MASTER
NJOFTIM PER STUDENTET E VITEVE TE DYTA
Njoftohen të gjithë studentët e viteve të dyta, të ciklit të dytë të studimit Master Profesional në “Mësuesi për Histori-Gjeografi”; “Mësuesi për Gjuhë -Letërsi” dhe “Mësuesi për Gjuhë-Angleze” se regjistrimet online për temën e diplomës mbyllen ditën e enjte datë 13.04.2017.
Për informacione më të detajuara si edhe për të marrë manualin për regjistrimin online, ju lutemi drejtohuni tek zyra nr. 313, kati I, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë .
NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E PROVIMEVE NË QENDRËN E CERTIFIKIMIT TË GJUHËS GREKE PRANË FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË
Pranë Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë është miratuar Qendra e Zhvillimit të Provimit të Gjuhës Greke. Provimi për njohjen e gjuhës greke certifikohet nga Qendra e Gjuhës Greke (ΚΕΓ – Κεντρο Ελληνικης Γλωσσας, Selanik), si një nga dhjetra qendrat e certifikimit së gjuhës greke të shpërndara në Evropë.
Kjo qendër, e themeluar në vitin 1994, mbikqyret nga Ministria e Edukimit, Arsimit dhe Çështjeve Fetare të Greqisë dhe njihet si një nga institucionet për njohjen e gjuhës greke ndërkombëtarisht dhe përjetësisht (provimi nuk ka nevojë të rinovohet).
Njohja e gjuhës greke do të certifikohet në gjashtë nivele, duke filluar nga niveli elementar (A1) deri në atë më të përparuar (C2).
Kështu, p.sh., zotërimi i certifikatës B2, u jep mundësinë të interesuarve të regjistrohen për të ndjekur studimet në një institucion të arsimit të lartë kudo në shtetin grek, ose zotërimi i certifikatës C2 u jep mundësinë të interesuarve të punësohen në një institucion të Arsimit të Lartë në Greqi.
Të interesuarit mund të paraqiten pranë zyrës 332, Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli”, nga data 1 shkurt deri më 30 mars 2017, çdo ditë nga ora 9.00 deri në orën 15.00 për të marrë informacionet e nevojshme.
Provimet me gojë dhe me shkrim të gjuhës greke do të zhvillohen nga data 16 – 18 maj 2017.
Për udhëzime të nevojshme ose për të parë shembuj të testeve sipas niveleve të kërkuara mund t’i drejtoheni adresës elektronike: http://www.greeklanguage.gr/certification/node/3
Tarifat e pagesave sipas niveleve janë si më poshtë:
Niveli A1 (për fëmijë 8-12 vjeç) | 65 euro |
Niveli A1 (për adoleshentë dhe të rritur) | 65 euro |
Niveli A2 | 65 euro |
Niveli A2 (për qëllime speciale) | 65 euro |
Niveli B1 | 65 euro |
Niveli B2 | 73 euro |
Niveli C1 | 73 euro |
Niveli C2 | 73 euro |