OBJEKTIVAT DHE SYNIMET E PROGRAMEVE TË STUDIMIT QË ZHVILLOHEN NË FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE TË FILOLOGJISË
Siç dihet, Rajoni i Korçës është i njohur për traditat arsimdashëse dhe nevojat që ka ai për mësimdhënien e disiplinave të ndryshme. Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë (ish-Fakulteti i Mësuesisë), qysh nga viti 1992, ka qenë dhe mbetet burimi kryesor për plotësimin e të gjithë shkollave të rajonit me mësues të profileve të ndryshme.
Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë në Universitetin e Korçës është vatra e formimit të mësuesve të rinj që po zbatojnë reformën e përgjithshme në arsimin shqiptar, prandaj ka bashkëpunim të vazhdueshëm dhe mirëkuptim të plotë me Drejtorinë Arsimore Rajonale të Korçës, me Zyrat Arsimore në rrethet e Qarkut të Korçës, çka është konkretizuar me marrëveshje dhe veprimtari të përbashkëta me interes të ndërsjelltë.
Synimet kryesore të programeve të studimit që zhvillohen në Fakultetin e Edukimit dhe të Filologjisë janë:
- të përgatisë mësimdhënës të suksesshëm, me aftësi të thella profesionale dhe cilësi të larta morale dhe shoqërore për t’u kthyer në modele frymëzuese dhe motivuese për nxënësit;
- të përgatisë mësimdhënës si njerëz të aftë për të punuar dhe për të ndihmuar në komunitet;
- të përgatisë mësimdhënës të motivuar për të punuar në të gjitha zonat e rajonit dhe më gjerë, për të ndihmuar në zhvillimin e tyre.
Këto synime sendërtohen në disa objektiva të përgjithshme që kanë programet e studimit si:
- t‘u japë të diplomuarve arsimim dhe trajnim të mëtejshëm profesional në fushën e mësimdhënies;
- t’u krijojë atyre një pamje të re për arsimin në Shqipëri, në përputhje me përvojën dhe konceptet evropiane;
- të përpiqet për të realizuar një status të ri të mësuesit në kushtet e reja ekonomiko-shoqërore që janë krijuar;
- programet e studimit shtrojnë alternativa konkrete për zhvillimin e arsimit në bazë të strategjisë kombëtare dhe japin ndihmesën e tyre për hedhjen e bazave për një arsim sa më profesionist etj.
“Mësues i Gjuhës Angleze”
“Mësues për Gjuhën Shqipe dhe Letërsi”
“Mësues në Histori dhe Gjeografi”
“Mesues per Arsimin e Mesem profesional”