“Një përmbledhje e Kinës moderne dhe Zhvillimi i qytetit” (2023)
- PROGRAMI
Programi “Një përmbledhje e Kinës moderne dhe Zhvillimi i qytetit” ofron për studentët ndërkombëtarë një qasje panoramike të Kinës moderne duke përfshirë arritjet dhe zhvillimin e Kinës. Ky program ofron një model tjetër të të mësuarit të llojit “leksione + vizita” që kombinon të mësuarit në klasë dhe praktikën e kryer gjatë internship-it.
KRITERET PËR APLIKIM
Aplikantët duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
- Të jenë të moshës 22-50 vjeç
- Të jenë studentë, mësues, zyrtarë etj..
- Të kenë një diplomë në studimet Bachelor ose Master (opsionale)
- Të kenë një nivel të mirë të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (ekuivalente më një minimum pikësh: TOEFL (PTB) 550, TOEFL (IBT) 80, IELTS (6.0) *Studentët e regjistruar në programet e studimit, të cilat zhvillohen në gjuhën angleze janë të përjashtuar nga detyrimi për të dhënë testin e gjuhës së huaj.
DOKUMENTE PËR APLIKIM:
- Fotokopje e pasaportës
- CV (në gjuhën angleze)
- Listë notash
- Diplomë universitare (nëse ka)
TARIFAT E PROGRAMIT: akomodimi, tarifa e studimit dhe shpenzime të tjera të vizitave brenda programit janë të mbulura financiarisht nga universitetet partnere. Shpenzimet e tjera, si shpenzimet e jetesës, tarifat e vizave dhe shpenzimet e udhëtimit vajtje-ardhje, do të mbulohen nga vetë pjesëmarrësit.
PERIUDHA: 6 gusht 2023 – 18 gusht 2023
AFATI I APLIKIMIT: 5 korrik 2023
Për më shumë informacion, të interesuarit mund të interesohen pranë zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë:
Godina e Rektoratit, Kati II.
Specialiste: Erjona Asabella
Email: easabella@unkorce.edu.al