VEPRIMTARI AKADEMIKE
Në kuadër të strategjisë së zhvillimit të tij, Fakulteti i Shkencave te Natyres dhe Shkencave Humane, ka organizuar një tërësi aktivitetesh, si më poshtë:
Në kuadër të aktiviteteve të Ditës Ndërkombëtare të Filozofisë, Departamenti i Shkencave Sociale, zhvilloi seminarin me temë: “Filozofia dhe shkolla, probleme dhe sfida”. Ky aktivitet u mbajt në ambientet e këtij Fakulteti, në datën 20.11.2015, me pjesëmarrjen e pedagogëve, mësuesve të filozofisë të diplomuar pranë Fakultetit SHNH, studentëve dhe dashamirësve të filozofisë.
Konferenca I Ndërkombëtare:
“Probleme të didaktikës në shkencat humane”, zhvilloi punimet në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane në datat 6-7 nëntor, 2015. Me shume…
Lektorium: “Akademia e Europës 11-15 maj 2015”. Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare AIIS, Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Sociale, të FSHNH-së, zhvilluan lektoriumin….. Me shume…
Seminar me temë:“Aretologjia, filozofia e virtytit në antikitetin grek”, mbajtur në datën 05.12.2014, ora 13:00 në ambjentet e amfiteatrit në “Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Humane”; u organizua nga Departamenti i Shkencave Sociale në kuadrin e “Ditës Ndërkombëtare të Filozofisë”. Në këtë seminar u referuan 6 punime, të cilat u orientuan në fushën e filozofisë së vyrtytit në antikitetin grek.
Simpoziumi shkencor kushtuar "Jetes dhe vepres letrare te Sterjo Spases" ne kuadrin e 100-vjetorit te lindjes, në 30.05.2014. Në këtë simpozium morrën pjesë studiues nga disa universitete në vend si dhe studiues, shkrimtarë dhe autoritet shtetërore nga Maqedonia dhe Bullgaria.
Lektorium për Europën: 07/11/2014 Lektoriumi u zhvillua në praninë e pedagogëve dhe studentë të Universitetit “Fan. S. Noli”, nën kujdesin e Ambasadës Hollandeze, etj. Ky aktivitet u vlerësua si një mundësi informuese dhe reflektuese mbi disa çështje të rëndësishme aktuale të Bashkimit Europian dhe sfidat integruese të vendit dhe të të rinjve shqiptarë në aspiratën e tyre drejt Europës. Ligjeratat : "Europa si koncept dhe si veprim" nga Prof.Dr. Gjergji Pendavinji, "Universiteti dhe universaliteti ne Europen e sotme" nga Dr. Magdalini Vampa, "Koncepti i subsidiaritetit dhe i plotesimit, si koncepte baze te ndertimit dhe funksionimit te institucioneve europiane" nga Prof.Dr. Gjergj Sinani.
Seminar me temë: "Roli dhe rendesia e filozofise ne ditet e sotme" mbajtur në datë 19.11.2013, në ambientet e amifiteatrit në “Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane”, u organizua nga Departamenti i Shkencave Sociale. Pedagogë të Filozofisë të departamentit referuan mbi rëndësinë e filozofisë në formimin e individit, dhe bënë “apel” për “ridimensionimin” e saj në kurrikulën e arsimit parauniversitar.
Simpoziumi shkencor: “Didaktika e shkencave”, datë 13.12.2013, u organizua nga Fakulteti i SHNH. Në këtë simpozium u referuan 32 punime shkencore, të pedagogëve të fakultetit por dhe dhe të Universiteteve të tjera të vendit. Këto referime u mbajtën në një seancë plenare dhe 3 seanca paralele: Shkencat Humane, Shkencat Natyrore dhe Shkencat Shëndetësore.
Simpozium Shkencor me temë: “Soren Kierkegardi-filozofi që na bën të kuptojmë jetën tonë”, ditën e enjte, në datë 02 maj 2013. Në këtë aktivitet, u prezantuan 10 punime në fushën e filozofisë krahasuese, në fushën e filozofisë analitike e të modeleve të filozofive personale apo profesionale të jetës, nën optikën e mendimit filozofik të Kierkegaardit, etj; të studiuesve dhe kërkuesve vendas dhe të huaj. Në këtë simpozium u realizua bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Universitetin “Aleksander Xhuvani” Elbasan, Departamentet përkatëse të Shkencave Sociale, si dhe me ambasadën Daneze në Shqipëri , (Tiranë).
VEPRIMTARI TË TJERA
Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane, në dt. 15.04.2015, organizoi një aktivitet : “Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Prof. dr Sotir Temo”. Në të u shpalosën vlerat profesionale, karriera e gjatë akademike e shkencore dhe angazhimi qytetar i Prof. dr Sotir Temo-s. Për punën dhe veprimtarinë e tij, ai ka marrë një sërë vlerësimesh, titujsh e gradash si brenda dhe jashtë vendit. Në këtë përvjetor, Rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, Prof.as.dr. Gjergji Mero, duke çmuar kontributin e tij disa vjeçar në këtë institucion, i dha certifikatën: “Mirënjohje e Universitetit Fan S. Noli” .
Në datën 28 Mars 2014, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Humane u prezantua, ekspozita figurative me temë, Pasqyra e thyer” të Piktorit të Merituar, Anastas Kostandini (Taso). Aktiviteti u shoqërua me një leksion të hapur të piktorit mbi tendencat e sotme të artit figurativ. Ekspozita shënoi interes të gjerë të studentëve dhe të të ftuarve nga të gjithë institucionet e qytetit të Korçës.
Lektorium: Ambasadori i Polonisë në Shqipëri Marek Jeziorski, mbajti leksionin me temë : “10 vjetori i Polonisë në BE”, më 29.05.2014.Ai dha një pasqyrë të historisë së suksesshme të Polonisë si anëtare e Bashkimit Europian dhe si anëtare e NATO-s. Njëkohësisht u shfaq dhe një dokumentar i shkurtër me intervista të veçanta nga pjestarë te sferave te ndryshme te shoqerise polake lidhur me hapësirat qe iu kishte hapur atyre anëtarësimi në BE dhe sukseset që kishin shënuar në fushat e tyre.
Ambasadori i Tajvanit në Romë organizoi një takim me pedagogë dhe studentë të FSHNH-së dhe dhuroi një fond librash për pasurimin e bibliotekës së fakultetit të SHNH-së, 12.05.2014.
Promovim i librit “Ylli i Shkrimtarit”, të autorit Ndricim Kulla, 19 dhjetor 2013.
Promovim i librit “Zonja Z” të Albatros Rexha, 13.11.2014